Duro, kryetrajner i ri i Dritës

Futboll

Duro, kryetrajner i ri i Dritës

Nga: K. Goca Më: 17 shtator 2018 Në ora: 16:45
Duro, kryetrajner i ri i Dritës

Trajneri i mirënjohur shqiptar, Shpëtim Duro, do ta drejtojë kampionin e Kosovës, Drita nga Gjilani. Skuadra nga Gjilani pas një serie të zezë të rezultateve, katër humbjeve dhe një fitore, mbeti pa kryetrajnerin Bekim Isufi, që dha dorëheqje të parevokueshme.  Vendin e tij e zë Duro. “Mirë se vini profesor!

Nga sot ne krye të shtabit teknik në skuadrën tonë do të jetë trajneri i mirënjohur Shpëtim Duro.

Duro është trajner i dëshmuar dhe shpresojmë që së bashku do t'i arrijmë objektivat që kemi”, bëhet e ditur nga Drita.  Ai ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me gjilanasit, duke u renditur në një ndër trajnerët më të paguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat