Berlusconi do të blejë më shumë aksione te Monza

Futboll

Berlusconi do të blejë më shumë aksione te Monza

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 00:13
Silvio Berlusconi

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi raportohet se do t’i blejë 90% të aksioneve te klubi i Serie C, Monza.

Berlusconi dukej se do t’i blente vetëm 70% të aksioneve, por ANSA shkruan se 81-vjeçari e ka ngritur ofertën e tij për 15%, duke e lënë familjen e Colombos me vetëm 5%.

Ardhja e tij te Monza pritet të bëhet zyrtare më 29 shtator.

Pra, kjo do të ndodhë në ditëlindjen e tij të 82-të, teksa pjesë e menaxhmentit pritet të jetë edhe Adriano Galliani.

Klubi nga veriu i Italisë e ka fituar ndeshjen hapëse në Serie C të dielën dhe ka një histori 106-vjeçari pa luajtur në divizionet më të larta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat