Triumf i Shqiponjave në finalen e Zelandës së Re

Futboll

Triumf i Shqiponjave në finalen e Zelandës së Re

Nga: Sabit Abdyli Më: 18 shtator 2018 Në ora: 11:06
"Shqiponja": në këmbë nga e majta Paul Benei, Miro Major, Erzen Zeka, Ideal Huskaj, Ervin Zeka, Josh Fisher, Alban Salihu, Ulur: Rrezon Caki, Endrit Jonuzi, Edon Jonuzi, Yll Fejzullahu, Yll Caki, Shkëlzen Polisi.

Ekipi futbollistik “Shqiponja”  në finale për Kupën e qytetit të Auckland-it në Zelandën e Re, fitoi me rezultat bindës 2:0.  Shqiponjat gjatë gjithë ndeshjes dominuan, por vetëm në pjesën e dytë arritën te avancojnë nga penalltia pas ndërhyrjes së palejueshme të portierit kundërshtar.

Image

Pas golit të avantazhit ekipi i West Wanderers u përpoq me të gjitha forcat për ta barazuar rezultatin,  por ndërhyrjet e mbrojtësve e portierit të shqiponjave ditën ta mbrojnë të paprekur rrjetin e portës së tyre. Në minutat e fundit me një aksion të koordinuar mirë shqiponjat shënuan për herë të dytë. 

Image

Në fund të ndeshjes në praninë e shikuesve dhe organizatorëve kapitenit të ekipit “Shqiponja”, Erzen Zekës ju dorëzua kupa. Për angazhimin në lojë, përgjegjësinë ndaj emrit të ekipit, disiplinës e fitores së merituar shqiponjat  u duartrokitën e përgëzuan nga simpatizantët shqiptarë dhe të pranishmit tjerë të ardhur nga gjitha anët e qytetit. Organizatorët për lojtar më të mirë të kësaj finale shpallën  Rrezon Cakin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat