Pse Vinicius e ka të ndaluar të flasë në media - Bota Sot
Pse Vinicius e ka të ndaluar të flasë në media

Futboll

Pse Vinicius e ka të ndaluar të flasë në media

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 15:00
Vinicius Jr

Vinicius Jr është pezulluar të flasë në media nga Real Madridi.

18-vjeçari iu bashkua Real Madridit nga Flamengo këtë verë për 45 milionë euro, por ende s’është paraqitur për skuadrën e parë.

Braziliani, megjithatë, ka shënuar tre gola për skuadrën B si dhe ka dhuruar paraqitje impresive.

Vinicius vlerësohet mjaft në Madrid por Julen Lopetegui ende mendon se është herët për ta inkuadruar atë në skuadrën e parë.

Siç raporton El Confidencial, Vinicius e ka të ndaluar të flasë për mediat për shkak të mbrojtjes së presionit të tyre.

Kujtojmë se Real Madridi e pret Romën të mërkurën në Bernabeu në kuadër të Champions Leagues.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera