Infantino fton në takim presidentin Ademi

Futboll

Infantino fton në takim presidentin Ademi

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 15:09
Infantino fton në takim presidentin Ademi

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka ftuar presidentin e FFK-së, Agim Ademi për vizitë në selinë e FIFA-s në Cyrih më 27 shtator. Në ftesën e dërguar nga Bjorn Vassallo, drejtor i Federatave Anëtare të Evropës, thuhet se në kuadër të angazhimit të FIFA-s dhe bashkëpunimit me shoqatat anëtare të saj, presidenti Infantino dëshiron që të ketë një takim zyrtar me presidentin e ri të FFK-së, Agim Ademi kryesisht për të diskutuar strategjinë e futbollit në Kosovë dhe prioritetet e FIFA-s për të ardhmen. Së bashku me presidentin Ademi në këtë takim do të jetë edhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu. Ky takim dhe mbështetja e vazhdueshme që ka dhënë FIFA për Kosovën dëshmon edhe një herë afërsinë që ka krijuar Federata e Futbollit e Kosovës me institucionin botëror të futbollit, përkatësisht me presidentin Infantino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat