Vazquez pëlqehet nga Roma

Futboll

Vazquez pëlqehet nga Roma

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 15:33
Lucas Vazquez

Sulmuesi spanjoll nuk po gjen hapësira në skuadrën e Real Madridit.

Roma shpreson që ta shfrytëzojë pakënaqësinë e Lucas Vazquez për ta rrëmbyer nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Don Balon shkruan që klubi nga Serie A, e kishte kërkuar edhe gjatë verës reprezentuesin e Spanjës, por Reali nuk kishte dashur ta shiste.

Vazquez ka pasur më shumë minuta në kohën kur në krye të Realit ishte Zinedine Zidane, kurse me ardhjen e Julen Lopeteguit ai pothuajse gjatë gjithë kohës po qëndron në bankën rezervë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat