Legjenda e Arsenal dhe Anglisë ngatërron moshën e tij - Bota Sot
Legjenda e Arsenal dhe Anglisë ngatërron moshën e tij

Futboll

Legjenda e Arsenal dhe Anglisë ngatërron moshën e tij

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 20:42
Sol Campbell

Sol Campbell shfrytëzoi mediat sociale për të falënderuar tifozët për urimet e ditëlindjes por më pas kuptoi se kishte thënë gabim moshën e tij.

Legjenda e Arsenal ka postuar një video ku pretendon se është 43 vjeç, megjithëse thuhet të jetë 44.

Por pasi e ka kuptuar gabimin, Campbell ka fshirë videon dhe ka postuar një tjetër ku nuk e ka përmendur fare moshën.

Në videon e parë, Campbell thotë: “43 vjeç sot. Po, Sol Campbell. Ta keni parasysh pasi disa njerëz mendojnë se jam 44 vjeç, jo unë jam 43 vjeç.

“Ju falënderoj për urimet që kanë ardhur nga e gjithë bota, të cilat më kanë prekur, ju falënderoj unë dhe familja ime.

“Shpresoj që të jem si vera e mirë dhe të përmirësohem, një vit më i madh, një vit më i ditur, siç thotë edhe kënga.”

Gjithsesi, ish-lojtari i Anglisë e ka fshirë videon disa minuta më pas duke e zëvendësuar me një tjetër ku nuk përmend fare moshën.

Campbell ka lindur më 18 shtator të 1974, kështu që mbush 44 vjeç sot.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...