Valverede: Normale për Messin, u qetësuam pas golit të dytë

Futboll

Valverede: Normale për Messin, u qetësuam pas golit të dytë

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 22:53
Lionel Messi

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, përshëndeti paraqitjen magjike të Lionel Messit që shënoi het-trik dhe e ktheu ndeshjen ndaj PSV në fitore rutinore.

Barcelona fitoi 4-0 në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve në fazën e grupeve.

“Ajo që Messi bën është normale, sepse ne gjithmonë e shohim këtë gjë nga ai”.

“Nuk do të ishte normale nëse do të ishte dikush tjetër, por ai bën gjëra të jashtëzakonshme dhe i bën ato të duken rutinë”.

“Ishte një goditje e lirë magjike”.

“Dembele është shumë mirë. Ai është duke shënuar gola dhe duke treguar qëndrueshmëri, të cilën ai e ka fituar me punën e tij”.

“Ne patëm vështirësi për të shënuar golin e parë. Ne e filluam pjesën e dytë mirë, duke dominuar ndeshjen dhe duke mos lejuar asnjë rast, por vetëm 1-0 ka ende rrezik. Ne u qetësua me golin e dytë”, ka thënë Valverde.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat