Kukësi ndryshon sërish

Futboll

Kukësi ndryshon sërish

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 14:36
Kukësi ndryshon sërish

Një lëvizje e papritur ka ndodhur në radhët e Kukësit. Presidenti Safet Gjici ka emëruar në rolin e zyrtarit të klubit, ose më saktë në rolin e drejtorit të menaxhimit, Ramadan Ndreun. Ky i fundit u zyrtarizua dhe nga vetë faqja zyrtare e klubit verilindor. Ndreu do të marrë rolin e drejtorit të menaxhimit shkruan faqja e nënkampionëve të Shqipërisë.

“Ramadan Ndreu, emërohet Drejtor Menaxhmi i Kukësit. Ramadan Ndreu, që nga sot do te jetë Drejtor Menaxhimi tek FK Kukësi. Z. Ndreu, një emër i njohur i futbollit shqiptar në fushën e trainingut por dhe menaxhimit, dhe merr ketë besim nga Presidenti dhe klubi në një moment të rëndësishëm, kur ekipi ka objektiv madhor marrjen titullit kampion.

Përvoja e z. Ndreu do të jetë një ndihmë e madhe për klubit dhe manaxhimin e tij. Klubi ynë po shkon drejt standarteve europiane dhe një rëndësi të madhe i kushton dhe organikës dhe stafit profesionist“, – shkruan faqja e klubit.

Roli i Ndreut nuk mbetet shumë i qartë, pasi nuk është i përcaktuar nëse do të merret me pjesën e marketingu dhe një menaxhimi të tillë, apo do të merret me anën sportive të skuadrës. Megjithatë, afrimi i tij është një plus, pasi shton organikën e klubit. Ish-trajneri i Kamzës mund të jetë dhe një “gur rezervë” për trajnerin Cungu në rast se ndodh ndonjë e papritur. Ku i dihet, presidenti Gjici nuk do që të zihet i papërgatitur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat