Fitore e madhe e Prishtinës kundër Gjilanit

Futboll

Fitore e madhe e Prishtinës kundër Gjilanit

Nga: K. G. Më: 19 shtator 2018 Në ora: 19:55
Fitore e madhe e Prishtinës kundër Gjilanit

Prishtina shënoi fitore të madhe me rezultat 1:0 kundër Gjilanit, në ndeshjen e mbetur të javës së parë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll. Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë,  skuadra me renome Prishtina arkëtoi tri pikë të mëdha në duel me Gjilanin, në fakt ishte edhe derbi. Në minutën e 57-të, Prishtina pas një ndërprerjeje rrezikon seriozisht. Armend Thaqi e dërgon topin deri te Meriton Korenica i cili nga 20 metra godet bukur për t’ia rrahur shuplakat e dorës portierit Kaçiu. Në minutën e 80-të, Prishtina siguroi fitoren, kur Arago Jamal harkon në zonë, mesfushori Diar Miftaraj realizon me kokë nga afërsia dhe 1:0. Prishtina ngjitet në vend të tretë me 11 pikë, kurse Gjilani renditet i pesti me 7 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat