Arsenal-Vorskla, historia favorizon “Topçinjtë”

Futboll

Arsenal-Vorskla, historia favorizon “Topçinjtë”

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 20:01
Aubumeyang dhe Lacazzete

Arsenal është mes skuadrave favorite për të fituar Europa League këtë sezon, që do të ishte edhe trofeu i tyre i parë europian pas 25 vitesh. Ata do të përballen me një skuadër që merr pjesë për herë të parë në fazën me grupe të Europa League që nga sezoni 2011/12.

“Topçinjtë” kanë përdorur një rotacion të madh në sezonin e kaluar të Europa League, por pavarësisht nga kjo, ata kanë arritur të shënojnë në shtatë nga tetë ndeshjet e luajtura në shtëpi. Një tjetër lajm i keq për Vorskla Poltava është se të katër fitoret e marra nga Arsenal kundër ekipeve ukrainase kanë ardhur në Angli.

Duket se i vetmi shans për miqtë është që të luten për një natë të keqe të skuadrës së Unai Emery. Gjithashtu, Poltava nuk ka shënuar asnjë gol në katër nga pesë ndeshjet e fundit europiane që ka luajtur në transfertë dhe hera e fundit që ka shënuar 2 ose më shumë gola në një transfertë europiane ka qenë në gushtin e 2011-ës, një fitore 3-2 e marrë kundër Dinamos së Bukureshtit në fazën kualifikuese.

Mungesat
Arsenal nuk do të ketë në dispozicion për shkak dëmtimit tre mbrojtësit, Sead Kolasinac, Laurent Koscielny dhe Ainsley Maitland-Niles. Gjithsesi, pritet që anglezët të kenë një formacion të fortë në fushën e lojës, duke parë se trajneri Emery ka thënë se synon ta fitojë Europa League për herën e katërt. Për sa i takon Vorskla-s, ata nuk do të kenë në dispozicion Denis Vasin, Vladimir Odaryuk, and Yuriy Kolomoets.

Statistika
– Arsenal ka pësuar gol në pesë ndeshjet e fundit zyrtare për herë të parë që nga periudha prill/maj 2018.
– Duke përfshirë fazën kualifikuese dhe ndeshjet “play off”, vetëm në dy nga nëntë ndeshjet e Vorskla-s në Europë, të dy skuadrat kanë arritur të shënojnë gol.

– Vorskla nuk ka arritur të fitojë 9 nga 10 ndeshjet e fundit që ka luajtur në Europa League.
– Në tri nga katër ndeshjet e fundit të Arsenal janë shënuar të paktën katër gola.

– “Topçinjtë” kanë pësuar nëntë gola deri tani në këtë sezon, 1.8 për ndeshje mesatarisht.
– Në katër nga shtatë ndeshjet e fundit Vorskla-s në Europa League janë shënuar të paktën katër gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat