Miftaraj: Kjo fitore u arrit me golin tim të parë me fanellën e Prishtinës

Futboll

Miftaraj: Kjo fitore u arrit me golin tim të parë me fanellën e Prishtinës

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 12:39
FC Prishtina

Diar Miftaraj, futbollist i Prishtinës, është i lumtur që shënoi golin e fitores me 1:0 kundër Gjilanit. “Jam shumë i lumtur që fituam ndeshjen dhe shumë i lumtur edhe që kjo fitore u arrit me golin tim të parë me fanellën e Prishtinës, klubit më të madh në Kosovë. Shpresoj që të vazhdoj me lojna të mira edhe në ndeshjet e radhës dhe normalisht të vazhdojmë drejt titullit kampion. Besoj se ishte lojë e mirë, edhe pse jemi paksa nën ngërç si të rezultateve momentale e ndoshta pak edhe të lojës. Por, shpresoj që të vazhdojmë të përmirësohemi e t’i kënaqim shikuesit tonë të shumtë e veçmas Plisat”, tha për faqen e FC Prishtina, Miftaraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat