Sneijder mësohet se ka shpëtuar mrekullisht

Futboll

Sneijder mësohet se ka shpëtuar mrekullisht

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 16:34
Sneijder mësohet se ka shpëtuar mrekullisht

Wesley Sneijder mësohet se ka shpëtuar mrekullisht pas një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në shkretëtirën e Katarit.  Kujtojmë se ish-lojtari i Ajaxit, Real Madrid dhe Inter aktualisht luan me klubin e Katarit, Al-Gharafa ku gjatë një udhëtimi në shkretëtirë ai përfundoi jashtë rruge dhe sipas specialistëve vetëm fati e shpëtoi nga vdekja.

34-vjeçari është në gjendje të lëviz vetë por megjithatë mbante një qafore gjatë kohës që u fotografua duke takuar krerët e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat