Xhaka e Strakosha në mesin e më të mirëve në botë - Bota Sot
Xhaka e Strakosha në mesin e më të mirëve në botë

Futboll

Xhaka e Strakosha në mesin e më të mirëve në botë

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 18:11
Xhaka e Strakosha në mesin e më të mirëve në botë

Futbollistët shqiptarë gjithnjë e më shumë po renditen me elitat e futbollit botëror. Së fundmi, mesfushori ofensivë i Arsenalit Granit Xhaka dhe portieri i Lazios, Thomas Strakosha, janë dy futbollistët shqiptarë që kanë shkëlqyer në javën që lamë pas dhe për këtë arsye ata janë renditur në listën e 22 futbollistëve më të mirë në botë. Falë paraqitjeve të mira, dy yjet shqiptarë kanë zënë pjesë në ekipin më të mirë të javës nga FIFA në bashkëpunim me ekspertët e EA Sports. Në mesin e 22 futbollistëve më të mirë në botë për javën e kaluar janë edhe yje si Eden Hazard, Joao Cancelo, Kalidou Koulibaly, Timo Werner e të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...