Zyrtare: Bylbyl Sokoli mbetet te Llapi

Futboll

Zyrtare: Bylbyl Sokoli mbetet te Llapi

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 22:51
Bylbyl Sokoli

Llapi ka lëshuar një reagim për shtyp, duke konfirmuar se Bylbyl Sokoli nuk është larguar nga skuadra.

Klubi bardhekaltër ka bërë të ditur që Sokoli e ka mbështetjen e plotë të kryesisë.

Më poshtë e keni reagimin e plotë të Llapit.

“Kryesia e KF Llapi-t pas kthimit nga Ohri të Prof Bylbyl Sokolit ka thirrur takim të rregullt pas zhvillimeve të fundit të publikuara në media kinse Prof.Bylbyl Sokoli ka dhënë dorëheqje.

Bordi i Aksionarëve ua rikonfirmon edhe njëherë gjith opinionit dhe dashamirëve të futbollit dhe të KF Llapi-t se Prof.Bylbyl Sokoli ka përkrahjen e plotë nga bordi i Aksionarëve dhe do të ketë mbështetjen deri në Përfundimin e Kontratës, ne ia kemi besuar detyrën duke u bazuar në Pregaditjen profesionale dhe Sportive si Kryetrajner i KF Llapi-t drejt synimeve të përcaktuara nga Bordi i Aksionarëve.

Dezinformatat në disa portale në bashkpunim me disa individ jasht klubit kanë për qëllim prishjen e Atmosferës brenda Klubit më të organizuar në Kosovë ua rikojtojmë edhe njëherë se Bordi i Aksionarëve është i bashkuar fuqishëm dhe nuk mund të përqahet sepse kemi të bëjmë me shumicën e Aksionarëve të nivelit lart, prandaj njoftojm dashamirët e Futbollit dhe në veqanti të KF Llapi-t mos të bien pre e Dezinformatave dhe individëve.

Bordi Drejtues poashtu shqyrtoi ecurin e kampionatit deri më tani, dhe e vetmja pikë shqetësuese është Referimi në përgjithësi, veqanarisht në ndeshjen e fundit KF Llapi – Flamurtari te drejtuar nga Gjyqtari Fatmir Tahiri e cila ishte skandaloze dhe në shërbim të dikujt që më së miri e din ky dhe Shefi i tij Përparim Hasani.

Kërkojmë nga kryetari i FFK-s Z.Agim Ademi të merr hapat ligjor ndaj ktyre dukurive në të kundërtën ne nuk marrim përgjegjësi në rast se adhuruesit e KF Llapi-t do të protesojnë dhe eskalon situata nga këto dukuri negative në kohën kur futbolli Kosovar po ngritet nga rruga të cilën na e ka trasuar Presidenti Legjendar Fadil Vokrri.

Për të gjitha vendimet që i merr Bordi i Aksionarëve do të njoftoheni me kohë në mjetet e komunikimit zyrtar të KF Llapi-t”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat