Arsenali e nisë me fitore aventurën në Europa League, shkëlqen Aubameyang

Futboll

Arsenali e nisë me fitore aventurën në Europa League, shkëlqen Aubameyang

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 23:02
Foto nga ndeshja

Arsenali e ka nisur mbarë aventurën e re në Europa League në kuadër të fazës së grupeve.

Skuadra londineze është përballur me Vorsklan si vendas dhe ka fituar bindshëm.

Në ndeshjen e zhvilluar në ”Emirates Stadium”, Arsenali ka regjistruar fitore me rezultat, 4-2.

Golat për vendasit i shënuan Pierre-Emerick Aubameyang (’32,’56), Danny Welbeck (’48) dhe Mesut Ozil në minutën e 74-t.

Ndërsa, për mysafirët shënuan Volodimir Chesnakov (’77) dhe Vyacheslav Sharpar në minutën e 90-të.

Rivalët tjerë të Arsenalit në grupin E, Sporting dhe Qarabagu janë përballur në Portugali.

Skuadra portugeze ka fituar pastër me rezultat, 2-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat