Hamsik nuk ndihet mirë me teknikun italian.
I vjen fundi aventurës së Marek Hamsik te Napoli.
Mesfushori mund të largohet që në janar nga Napoli.
Ai nuk është i kënaqur nga puna nën urdhërat e Carlo Ancelottit.
Sipas mediave italiane, Ancelotti ia ka ndryshuar pozitën sllovakut dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak këtij të fundit.
Kujtojmë që gjatë verës Hamsik pati oferta nga Kina, por i refuzoi për Napolin.