U lëndua ndaj Valencias, ja sa do të mungojë Douglas Costa

Futboll

U lëndua ndaj Valencias, ja sa do të mungojë Douglas Costa

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 23:17
Douglas Costa

Kohë të vështira për Douglas Costën.

I pafat anësori brazilian i sulmit të Juventusit i cili pasi u skualifikua me 4 ndeshje nga gjykatësi sportiv në Itali për gjestin e shëmtuar ndaj Di Francescos, ka marrë një tjetër lajm të keq.

I dëmtuar në ndeshjen e Champions League ndaj Valencias, Douglas Costa duhet të qëndrojë për 3 deri në 4 javë jashtë fushave madje kohët e rikuperimet janë ende në proces vlerësimi.

Kështu Douglas Costa përveç 4 sfidave të Serie A në të cilat është i skualifikuar do të humbasë edhe duelin ndaj Young Boys në Champions League. Gjasat janë që braziliani të kthehet në 23 tetor ndaj Manchester United por edhe kjo mbetet për t’u parë.

Një tjetër lajm i keq ky për trajnerin Allegri i cili në sfidën ndaj Valencias humbi edhe mesfushorin gjerman Sami Khedira

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat