Eden Hazard është si Messi, Ronaldo dhe Neymar

Futboll

Eden Hazard është si Messi, Ronaldo dhe Neymar

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 11:16
Eden Hazard

Ky është një opinion që ka peshë sepse jepet nga dikush që ka luajtur me të dy “yjet” e futbollit bashkëkohor, Pedro Rodriguez.

Në vitin 2015, Pedro kaloi nga Barcelona te Chelsea dhe tani mendon se belgu që ka si shok skuadre është në të njëjtin nivel me argjentinasin Messi.

“Duket haptazi që Hazard është mes tre apo katër futbollistëve më të mirë në planet. Messi, Ronaldo, Neymar dhe Hazard janë një shkallë mbi të tjerët. Eden e ka nisur shkëlqyeshëm këtë sezon dhe është një “yll”. Unë mendoj se me ritme të tilla, ai do të fitojë “topin e Artë”. Shoh te ai gjëra që kam parë vetëm te Messi. Nuk e humbet kurrë topin, driblon me lehtësi kundërshtarët dhe njeh shumë mirë portën kundërshtare. Çfarë mund të kërkojmë më shumë”  tha Pedro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat