Arsenali do ta shesë Ozilin nëse vjen ndonjë ofertë e mirë

Futboll

Arsenali do ta shesë Ozilin nëse vjen ndonjë ofertë e mirë

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 21:16
Mesut Ozili

Arsenali do ta shesë Mesut Ozilin në janar nëse arrin ndonjë ofertë e mirë, sipas ish-sulmuesit të Arsenalit, Charlie Nicholas.

Ozili i ka mohuar lajmet për prishje të marrëdhënieve të tij me trajnerin e ri, Unai Emeryn.

Për gjermanin thuhet se janë të interesuar disa klube, dhe priten ofertat për të në muajin janar.

Ozili erdhi në Arsenal nga Real Madridi në verën e vitit 2013, dhe deri më tani i ka 201 paraqitje për klubin londinez, 39 gola e 71 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat