Asensio ia dhuron tre pikë Real Madridit

Futboll

Asensio ia dhuron tre pikë Real Madridit

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 23:13
Foto nga ndeshja

Kampioni i Evropës ka shënuar fitore minimale ndaj Espanyolit, të shtunën në Bernabeu, në kuadër të La Ligas.

Kjo ishte fitorja e katërt në pesë ndeshjet e La Ligas për skuadrën e Julen Lopeteguit, dhe me këtë fitore është ngritur në vendin e parë të tabelës përkohësisht me 13 pikë.

Pjesa e parë ishte e dominuar nga Reali, kue e gjetën edhe golin e vetëm të ndeshjes me anë të Marco Asensios, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 41’ pas atyre rasteve të shumta.

Në pjesën e dytë, Reali arriti të mbajë mirë rezultatin, edhe pse kishte disa raste për Espanyolit.

Real Madridi në ndeshjen e radhës do të luaj në udhëtim te Sevilla, ndërsa Espanyoli e presin Eibarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat