Befason sulmuesi i Kosovës: Dua ta përfaqësoj Kroacinë - Bota Sot
Befason sulmuesi i Kosovës: Dua ta përfaqësoj Kroacinë

Futboll

Befason sulmuesi i Kosovës: Dua ta përfaqësoj Kroacinë

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 12:00
Lirim Kastrati

Sulmuesi i Kombëtares U-21 të Kosovës, Lirim Kastrati mund të mos e vazhdojë përfaqësimin e Kosovës A.

19-vjeçari ka konfirmuar dëshirën e tij për të mos luajtur për Kosovën në një intervistë për index.hr.

Kastrati shënoi mbrëmë golin e dytë për Lokomotivën e Zagrebit në ndeshjen ndaj Rijekës, kështu që skuadra e dytë nga kryeqyteti kroat vazhdon të jetë pretendent për titull.

Kastrati ka shënuar pesë gola këtë sezon, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë në kampionatin kroat.

Në një intervistë për gazetën në fjalë, Kastrati thotë se dëshiron të luajë për Kroacinë, teksa ka pranuar se ka pasur kontakte me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Federatën e Futbollit të Kosovës.

”Kam folur me njerëz nga të dyja Federatat, por nuk kam vendosur ende. Dua të luaj për Kroacinë. Nuk kam ende pasaportë kroate, por për tri vite mund ta marrë atë dhe mund të luajë për ekipin kombëtar të Kroacisë”.

”Në Kroaci, futbolli është më i mirë dhe më i fortë se sa në Kosovë dhe Shqipëri dhe unë me të vërtetë dua ta vesh fanellën kroate”, tha Kastrati.

Kastrati së fundmi ka luajtur për Kosovën, U-21, ku ai asistoi te goli i Florent Hasanit ndaj Irlandës, në një ndeshje e cila përfundoi si barazim.

Kastrati ka luajtur për Shqipërinë U-17, Kosovën U-19 dhe Kosovën U-21 deri më tani, dhe dëshira e tij e vetme momentalisht është ta përfaqësojë Kroacinë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat