Bardhi me Levanten tronditen nga Sevilla - Bota Sot
Bardhi me Levanten tronditen nga Sevilla

Futboll

Bardhi me Levanten tronditen nga Sevilla

Nga: K. Goca Më: 23 shtator 2018 Në ora: 14:20
Bardhi me Levanten tronditen nga Sevilla

Sevilla tregoi nivelin e lartë të saj, duke e mundur me 6:2 Levanten vendase. Mysafirët ishin më të shkathët se skuadra e shqiptarit Enis Bardhi.  Futbollisti shqiptari luajti titullar por asgjë nuk i shkoi ndoresh me rivalin.

Për Sevillën shënuan: Ben Yedder (11', 35' e 45'), Carrico (21'), Silva (49'), Sarabia (59') dhe për Levanten realizuan: Roger (12') e Kjaer (90'-autogol). Në minutën e 26-të, Morales dështoi nge penalltia, kur goditjen  e tij e priti portieri Vaclik i Sevillës.  

Pas 5 javëve në elitën e futbollit spanjoll, Sevilla është në vend të gjashtë me 7 pikë, kurse Levante e 15-ta me 4 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...