Teuta më e dobët me Shkëmbin

Futboll

Teuta më e dobët me Shkëmbin

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 15:29
Teuta më e dobët me Shkëmbin

Kampionati shqiptar nuk është aspak i lehtë dhe trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi e di mjaft mirë këtë. Ai ka luajtur për shumë vite në Superioren tonë dhe tashmë i duhet të përballojë presionin dhe vështirësitë në rolin e trajnerit. Si lojtar e ka patur më të lehtë, pasi ka menduar për përformancën e tij personale dhe jo për 25 lojtarët që ka në dispozicion. Afrimi te Teuta u mendua si një lëvizje mjaft e goditur, pasi korçari do të mundohej të ringrinte ekipin bregdetar.

Situata nuk ishte aspak e lehtë, pasi bregdetarët vinin nga një sezon mjaft i vështirë kur shpëtuan në momentet e fundit. Shkëmbi bëri një merkato të kujdesshme, por brenda disa limiteve financiare. Numri një i stolit u mundua që të ndërthurte eksperiencën me të rinjtë, por nëse i bëjmë një krahasim nga sezoni i shkuar, nuk i ka rezultatet në favorin e tij. Në këtë periudhë kohore, pas 5 ndeshjeve të para, Teuta kishte 7 pikë, ndërsa sivjet ka dy më pak. Ekipi durrsak kishte shënuar 5 gola, 3 më shumë se sivjet, ndërsa kishte pësuar më shumë 6. Mbrojtja e durrsakëve ka pësuar 4 gola këtë sezon. Golavarazhi është më i keq, pasi vjet ishte me -1, ndërsa sivjet me -2.

Shkëmbi do të mundohet të kthejë skuadrën te fitorja pas dy humbjeve radhazi në një duel shumë delikat kundër Skënderbeun në “Niko Dovana”. Takim ky mjaft i rëndësishëm për të dy ekipet, por dhe emocional për numrin një të stolit. Ai do të përballet me ish-ekipin e tij të Skënderbeut. Shkëmbi do të përballet me Orges Shehin në një duel ku ish-shokët te Skënderbeu do të jenë kundërshtarë në fushën e lojës.

Teuta në 5 ndeshjet e para të këtij sezoni 

Teuta – Flamurtari 0-0
Tirana – Teuta 0-0
Teuta – Kamza 1-0
Teuta – Kukësi 0-1
Luftëtari – Teuta 3-1

Teuta në 5 ndeshjet e sezonit të kaluar 

Teuta – Luftëtari 2-1
Vllaznia – Teuta 0-1
Teuta – Partizani 1-2
Kamza – Teuta 1-1
Teuta – Flamurtari 1-2

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat