Trajneri i Barcelonës e vë në pikëpyetje VAR-in

Futboll

Trajneri i Barcelonës e vë në pikëpyetje VAR-in

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 23:41
Ernesto Valverde

Barcelona ka barazuar 2-2 në Camp Nou në ndeshjen e La Ligas kundër Gironas.

Ky barazim erdhi edhe për faj të një kartoni të kuq në dëm të Barcës që në pjesën e parë.

Por sipas trajnerit, Ernesto Valverde kartoni i kuq nuk ishte i drejtë.

Kartoni i kuq: “Ne kemi qenë të kushtëzuar që nga pjesa e parë. Nuk ishte një përplasje e qartë. Ky është dëbimi i parë i këtij lloji. Dyshoj se VAR nuk po bën drejtësi. Unë nuk mendoj se ishte një sulm me qëllim, kundërshtari ishte në distancë”.

“Ka qenë një lojë tjetër, gjërat kanë si kanë shkuar, janë lojtarë që mund të na ndihmojnë shumë, e kemi nën kontroll, kam parë gjëra pozitive nga të gjithë”, ka thënë trajneri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat