Çmimet “THE BEST”, zbardhen votat e Panuçit. FIFA e nxjerr blof me Agollin

Futboll

Çmimet “THE BEST”, zbardhen votat e Panuçit. FIFA e nxjerr blof me Agollin

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 23:25
Ansi Agolli dhe Kristian Panuçi

Në çmimet “THE BEST”, të shpërndara ditën e sotme nga FIFA, kanë votuar edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, po ashtu edhe kapiteni, që për çudinë e të gjithëve nuk është Ansi Agolli, por portieri Etrit Berisha.

Në votat respektive, për lojtarin më të mirë të vitit, Panuçi ka votuar me 5 pikë Luka Modriç, me 3 pikë Kristiano Ronaldon, dhe vetëm 1 pikë për Eden Hazard. Ndërkohë, Berisha ka zgjedhur të vlerësojë me 5 pikë Lionel Mesin, me 3 pikë Mohamed Salah dhe vetëm 1 pikë për Luka Modriç.

Ndërkohë, në votat për trajnerin më të mirë të vitit, trajneri Panuçi ka vlerësuar kroatin Zlatko Daliç me 5 pikë, Didier Deshamp në vendin e dytë me 3 pikë, si dhe Zidan me vetëm një pikë. Ndërsa, Berisha, këtë herë në rolin e kapitenit, ka zgjedhur të vlerësojë me 5 pikë trajnerin Jurgen Klop, me 3 pikë Pep Guardiolën, dhe me vetëm 1 pikë Didier Deshamp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat