Një histori dopingu - Bota Sot
Një histori dopingu

Futboll

Një histori dopingu

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 12:46
Ilustrim

Një histori dopingu është përfshirë në karrierën “e torturuar” të Giuseppe Rossi, sulmuesit të konsideruar prej kohësh si shpresa e futbollit italian, i cili mbeti prapa nga një seri lëndimesh të rënda. Lojtari, siç mëson “ANSA”, u gjet pozitiv për një substancë “të specifikuar”, e cila lejohet nga rregullorja vetëm në një rast, që nuk është ky i Rossit.

Ky i fundit nuk ka dhënë shpjegime bindëse pse e ka përdorur. Testi u krye në fund të sezonit të kaluar dhe për sulmuesin është kërkuar një vit pezullim, pasi rezultoi pozitiv. Ndeshja në të cilën është kryer testimi antidoping është Benevento-Genoa, që u luajt më 12 maj dhe përfundoi 1-0 për “campani”.

Rossi, i marrë dy herë në testim antidoping nga “Nado Italia” në kohën kur ishte lojtar “rossoblù”, aktualisht është pa kontratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...