Conte mund të rikthehet në Serie A te ky klub

Futboll

Conte mund të rikthehet në Serie A te ky klub

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 12:48
Antonio Conte

Ish-trajneri i Juventusit, Antonio Conte, shumë shpejt mund të rikthehet në Serie A. Por kësaj radhe jo në Torino, po në kryeqytetin italian, Romë.

Verdhekuqtë po kalojnë momente shumë të vështira pas rezultateve tejet të dobëta në javët e fundit, ndaj Eusebio Di Francesco i ka ditët e numëruara në “Olimpico”.

Siç raportojnë mediat italiane, Di Francesco ka afat edhe dy ndeshje që të bëjë më të mirën, pra në rast të dështimit në mesjavë kundër Frosinones ose në fundjavë në derbin kundër Lazios, shumë lehtë mund të shkarkohet.

Zëvendësuesi i tij pritet të jetë ish-timonieri i Chelseat, Conte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat