Tronditëse se si e shpjegojnë emrin e Dritës!

Futboll

Tronditëse se si e shpjegojnë emrin e Dritës!

Nga: K. Goca Më: 25 shtator 2018 Në ora: 16:01
Tifozët Skifterat

Derbi më i madh i skuadrave të Gjilanit, Drita-Gjilani, po pritet me padurim, por veçse ka ndezur edhe tensionet e mëdha. Sfida e rivalëve të përbetuar  do të luhet të dielën e fundjavës (15.30). ”Minoriteti i qytetit me qëllim për të vetëkënaqur anëtarët e vet pas disfatës së rëndë nga rivalët e tyre ‘Plisat’ të cilët defiluan qetë në qytetin ‘ME VIZA’ në thirrjen e derbit të qytetit paska ushqyer me një mal gënjeshtrash tifozët e vet rrjedhimisht duke na krahasuar me një ekip serb.

Këtë retorikë të turpshme jemi mësuar të e dëgjojmë nga ta gjithmonë kur janë të shembur dhe kanë nevojë për t'u ngritur. Iu bëjmë me dije tifogrupit tashmë të shuar në ndeshjen kundër KF KEK-ut nga qytetarët e Obiliqit të i njoftojnë anëtarët e vet me parimet themelore të ekzistencës së një tifogrupi ultras dhe pastaj të thërrasin veteranët e tyre për t'iu shpjeguar origjinën e vërtetë të klubit të tyre sepse nuk na takon të mbajmë ligjërata historie për ta”, shkruhet në faqen e “Skifterave”, tifozët e FC Gjilani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat