Klopp i thur elozhe Sarri-t: Ajo që ka bërë ai është e pabesueshme

Futboll

Klopp i thur elozhe Sarri-t: Ajo që ka bërë ai është e pabesueshme

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 18:25
Jurgen Klopp dhe Maurizio Sarri

Jurgen Klopp është një tifoz i Maurizio Sarri-t, këtë e ka deklaruar në prag të ndeshjes së Liverpool me Chelsea-n në raundin e tretë të Carabao Cup që do të luhet në Anfield t[ mërkurën.

Chelsea është vetëm dy pikë larg të Kuqve në renditjen e Premier League, pasi u shkëput nga Liverpool fundjavën e kaluar pas barazimit 0-0 me West Ham.

“Ndryshimi që i ka bërë Sarri ekipit të tij në një kohë të shkurtër është i pabesueshëm, wow,” shprehet Klopp në konferencën për shtyp.

“Stili i lojës në krahasim me sezonin e kaluar është komplet ndryshe. Çfarë trajneri që është!

“Jam një tifoz i Sarri-t që kur ishte te Napoli. Futboll i mrekullueshëm, dhe tani ai ka bërë një punë të madhe megjithëse faza përgatitore nuk ishte e duhura për shkak të Botërorit.

“Të gjithë mendonin se City është favorit i qartë, por kanë harruar Chelsea-n.

“Blutë janë një skuadër me eksperiencë. E kanë fituar më parë titullin, 80% e lojtarëve e kanë fituar dy herë, dhe ata e dinë si bëhet. Chelsea është shumë i fortë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat