Arbitrazhi Sportiv detyron Lazion të paguajë ende për De Vrij

Futboll

Arbitrazhi Sportiv detyron Lazion të paguajë ende për De Vrij

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 06:16
Stefan De Vrij

Stefan De Vrij nuk është më një futbollist i Lazios, por skuadra bardhekaltër vijon të ketë një çështje të holandezit për të zgjidhur dhe duhet të paguajë ende për të.

Bëhet fjalë për një këst prej 2.5 milionë eurosh, të cilin Lazio duhet t’ia paguante Feyenoordit, për të kompletuar pagesën prej 8.5 milionë eurosh për vlerën e kartonit të mbrojtësit, të blerë në verën e 2014-ës.

Lacialët e kanë paguar këtë këst, por pas verifikimeve rezultoi se italianët kishin rënë pre e hakerave dhe paratë nuk kishin përfunduar në arkat e klubit holandez.

Çështja përfundoi në Gjykatën e Arbitrazhit të Lozanës, e cila i dha të drejtë klubit holandez, ndërsa Lazio, që fillimisht kishte paguar vetëm gjysmën e këtij kësti, tashmë do të jetë i detyruar ta paguajë të tërë shumën prej 2.5 milionë eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat