Eliminohen nga Carabao Cup, ja çfarë thotë Mourinho për Pogban

Futboll

Eliminohen nga Carabao Cup, ja çfarë thotë Mourinho për Pogban

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 07:30
Jose Mourinho dhe Pogba

Jose Mourinho ka reaguar pas spekulimeve për përplasje të reja mes tij dhe mesfushorit Paul Pogba.

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho ka thënë se “nuk kam problem” me Paul Pogban edhe se e ka njoftuar mesfushorin se nuk do të jetë më kapiten i ekipit.

Mourinho ia hoqi Pogbas statusin e zëvendëskapitenit pas shqetësimeve për qëndrimin e tij.

“E vetmja e vërtetë është se kam marrë një vendim që ai të mos jetë më kapiten i dytë por nuk ekziston asnjë përplasje, asnjë problem”, u shpreh Mourinho pas eliminimit nga Carabao Cup.

“Unë jam menaxheri, mund të marrë këso lloj vendimesh. Nuk ekziston asnjë problem, vetëm një vendim që nuk duhet ta shpjegoj”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat