Nga një i huazuar në një portier të parë: Kështu rrodhi karriera e Arjanet Muriqit

Futboll

Nga një i huazuar në një portier të parë: Kështu rrodhi karriera e Arjanet Muriqit

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 09:07
Arjanet Muriqi

Pak pasi bëri debutim impresiv dhe e mbajti portën e paprekur për holandezët e NAC Bredas në gusht, Arjanet Muriqi mori një thirrje se ai duhej të rikthehej në Mançester. Reprezentuesi kilian, Claudio Bravo pësoi një lëndim të rëndë dhe 19-vjeçari u detyrua ta ndalojë huazimin e tij në Holandë që të jetë pjesë e skuadrës së parë të Manchester Cityt si portier i dytë.

Një muaj pas kësaj, portieri kosovar bëri debutimin e plotë për skuadrën e Manchester Cityt në Carabao Cup. Ederson u pushua mbrëmë, dhe Pep Guardiola i dha atij mundësinë që të luajë kundër Oxford Unitedit, ku ai bëri disa pritje të mira dhe mbajti portën e paprekur.

”Ndoshta unë mund të luajë me Aro, por ende nuk kam vendosur. Dua të flasë me trajnerin e portierëve, Xabi Mancisdor”, kishte thënë Guardiola para ndeshjes së rrethit të tretë në kompeticionin, ku ”Qytetarët” triumfuan sezonin e kaluar.

19-vjeçari e ka impresionuar kohëve të fundit stafin teknik të Manchester Cityt në Akademinë, ”Etihad”. Kur qarkullonin të rejat për lëndimin e Bravos, Manchester City ishte edhe në kërkim të një portieri në tregun nëse mund ta gjente me parametra zero. Në fund, Guardiola vendosi ta rikthejë Muriqin nga huazimi, duke e ndihmuar Bredan që ta gjejë një portier.

Muriqi iu bashkua Manchester Cityt nga Grasshoppers në vitin 2016, ka punuar shumë në lëvizjen me topin. Portieri kosovar njihet mirë për gjatësinë e tij, por tashmë ai është përshtatur mjaft mirë në ”Etihad Stadium”.

”Për një portier kaq të gjatë, ai me të vërtetë është efiqient me këmbët e tij”, tha shefi i trajnerëve të akademisë së Man Cityt, Simon Davies, i cili ka punuar me portierin kosovar për grupmoshat, U-21 për ESPN. ”Filozofia e klubit është që ne kemi nevojë për portierë që vënë futbollistët në lëvizje. Ai është prezent në goditjet e dënimit. Por, nganjëherë, portierët e gjatë nuk e kanë gjithnjë taktikën për t’i ndihmuar bashkëlojtarët”.

Aftësitë e tij të futbollit u zhvilluan nga fakti që si një djalosh i rritur në Zvicër, ai nuk kishte shpresa në futboll, por një mik i babait të tij i tha se Muriqi do të bëhet portier i mirë. Katër vite më vonë, ai ishte i vëzhguar nga disa klube evropiane, përfshirë Chelsean, Manchester Unitedin, Tottenhamin, Galatasarayn dhe Baselin, por nëna e tij e këshilloi t’i bashkohej Manchester Cityt.

”Këshilltar” i tij më pas ishte sulmuesi i atëhershëm i Man Cityt, Stevan Jovetic, teksa atë kohë, Muriqi përfaqësonte Malin e Zi në grupmoshat, U-21. Por tani ai ka pranuar ftesën e Kosovës. Pika më e dobët në karrierën e tij internacionale ishte kartoni i kuq dy vite më parë në humbjen e Malit të Zi, 1-3 nga Sllovenia.

”Aro ka bërë disa gabime në të kaluarën, por ai ka filluar që t’i kontrollojë emocionet e tij edhe më shumë”, shtoi Davis. ”Ai ishte përjashtuar me të kuq me ekipin Kombëtar, duke e humbur paksa mendjen. Por, ky është pasioni i tij. Pasioni është i mirë, por natyrisht se duhet kontrolluar. Ai ka punuar mjaft shumë dhe tani është përmirësuar mjaft shumë. Trajneri i portierëve meriton merita të mëdha për këtë”.

Muriqi e kaloi sezonin e kaluar duke u stërvitur me skuadrën e parë përkrah Ederson dhe Bravos. Por, Muriqi nuk mund të jetë i relaksuar me rolin e portierit rezervë. Daniel Grimshaw është një vit më i vjetër se ai dhe është konkurrenti direkt për këtë vend. Ai luajti në UEFA Youth league dhe bëri disa pritje të mira në ekzekutimin e penalltive sezonin e kaluar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat