Deshën t’i bënin statujë, trajneri i Uruguait e refuzon

Futboll

Deshën t’i bënin statujë, trajneri i Uruguait e refuzon

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 13:47
Oscar Tabarez

Oscar Tabarez cilësohet si një hero në shtetin e Amerikës së Jugut.

Oscar Washington Tabarez, trajneri 71-vjeçar, i cili sapo ka rinovuar kontratën si trajner i Uruguait, ka refuzuar propozimin e Bashkisë se Montevideos, kryeqytetit të vendit, për të ndërtuar një statujë në nder të tij në qendër të qytetit në përmasat e tij reale.

Tabarez e ka argumentuar “jo”-në e tij duke u shprehur se “do të ndikonte në dobësimin e frymës së unitetit, që Kombëtarja synon të krijojë dhe inkurajojë.”

Ai është një rekordmen absolut për numrin e madh të ndeshjeve në krye të një kombëtareje me 185 të tilla, Tabarez është i vetmi trajner në botë që e ka drejtuar të njëjtën përfaqësuese në katër Botërorë të ndryshëm, në vitet 1990, 2010, 2014 dhe 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat