Këto trofe, që askush nuk i vjedh. Kanë alarm…

Futboll

Këto trofe, që askush nuk i vjedh. Kanë alarm…

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 14:10
Këto trofe, që askush nuk i vjedh. Kanë alarm…

Më pak se 24 orë pasi FIFA kurorëzoi Luka Modric si “The Best” për vitin 2018, llogaria zyrtare e Instagram-it të muzeut të Cristiano Ronaldos ngarkoi një fotografi, të shoqëruar me një mesazh të koduar: “Këto trofe, që askush nuk i vjedh. Kanë alarm”.

Pas ceremonisë së shpërndarjes së çmimeve për më të mirët, e mbajtur në Londër, u fol shumë për mungesën e yllit portugez dhe Leo Messit, një vendim që nuk i pëlqeu FIFA-s, e cila ishte në pozitë shumë të vështirë pa dy yjet e futbollit global në dekadën e fundit.

Siç duket, fakti se Cristiano Ronaldos nuk iu dha çmimi i lojtarit më të mirë të vitit, nuk është pritur mirë në mjedisin portugez. Pas çmimit për lojtarin më të mirë të UEFA-s, të cilin e fitoi Modriç, Jorge Mendes tregoi refuzimin dhe zemërimin e tij. “Është vetëm qesharake”, – tha agjenti i Cristiano Ronaldos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat