Klubi anglez e do Stramaccionin për trajner

Futboll

Klubi anglez e do Stramaccionin për trajner

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 15:11
Aston Villa e sheh trajnerin italian

Ish-trajneri i Interit pritet të nisë një aventurë të re në futbollin anglez.

Andrea Stramaccioni është gati të kthehet sërish nën drejtimin e një skuadre.

42-vjeçari, i cili ishte në detyrë deri në marsin e këtij viti në stolin e Sparta Pragës, është gati t’i thotë “po” një propozimi nga Anglia, konkretisht nga Championship.

Aston Villa e sheh trajnerin italian si ndryshimin e duhur për skuadrën që nuk është në nivelin e kërkuar nën drejtimin e Steve Bruce.

Me tre humbje dhe vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, drejtuesit e klubit anglez kanë nisur bisedimet me Stramaccionin, i cili pasi të arrijë një akord duhet të heqë dorë nga kontrata që ka ende me klubin çek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat