Katar 2022, punëtorët nuk po paguhen

Futboll

Katar 2022, punëtorët nuk po paguhen

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 15:15
Katari e ka fituar të drejtën për të organizuar Botërorin e vitit 2022

Probleme të reja në shtetin aziatik, ku do të mbahet Kampionati Botëror pas katër vitesh.

Katari e ka fituar të drejtën për të organizuar Botërorin e vitit 2022, por tash e sa kohë vijnë raportime për shkeljen e të drejtave të punëtorëve në këtë vend.

Pas një hulumtimi të bërë nga, Amnesty International ku sipas një raporti puna e dhjetëra emigrantëve që kanë qenë duke punuar në qytetin ku do të mbahet finalja e Kupës së Botës të vitit 2022 në Katar ka mbetur e papaguar.

Ndërkohë FIFA ka dalë me një reagim ku ka thënë se kjo ka të bëjë me një kompani dhe nuk lidhet me organizimin e Kampionatit Botëror.

Në ndërtimin e stadiumeve të reja, shumë punëtor vijnë nga shtete të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat