“Sarri e ndryshoi futbollin në Itali”

Futboll

“Sarri e ndryshoi futbollin në Itali”

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 17:23
Maurizio Sarri

Ish-mesfushori i Chelseat, Lazios dhe Parmas, Juan Veron, beson se trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, e ka ndryshuar stilin e lojës së futbollit në Itali.

Sarri, i cili më herët kishte qenë nëpunës në një bankë, kishte qenë trajner i Napolit për tri vite. Edhe pse ai nuk arriti të fitonte asnjë titull me Napolin, ai theu rekord kur i grumbulloi 91 pikë sezonin e kaluar.

Sarri tani e ka marrë pozitën e trajnerit në Chelsea, ku ka arritur t’i lë përshtypje që të gjithëve që me fillim. Ai është në pozitën e dytë në Premierligë, vetëm dy pikë pas Liverpoolit, trajneri i së cilës, Jurgen Klopp, e ka lavdëruar duke thënë se ai e ka bërë revolucionin më të madh në futboll për një kohë kaq të shkurtë.

“Unë e analizova stilin e tij të lojës në Napoli dhe duhet të them se ai e ndryshoi mënyrën se si futbolli luhet në Itali”, ka thënë Veron, i cili ka luajtur gjithashtu për Chelsean.

“Futbolli italian ishte gjithmonë i lidhur me traditën dhe ndryshimet vinin shumë ngadalë. Mendoj se Sarri i habiti të gjithë, edhe në Argjentinë flasim se si Napoli luante dhe se si luan tani Chelsea”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat