Renova hesht Pandevin, Shkëndija tronditet

Futboll

Renova hesht Pandevin, Shkëndija tronditet

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shtator 2018 Në ora: 17:38
Renova hesht Pandevin

Skuadra e Renovës nga Xhepçishti i Tetovës, importoi tri pikë të mëdha, duke heshtur vendasit e Akademia Pandevit. Renova shënoi fitore të madhe me rezultat 2:0 ndaj Akademia Pandev, kjo e fundit hiqej si favorite. Renova rrëzon Pandevin nga pozita e parë. Skuadra shqiptare bëri lojë të madhe dhe me plot meritë u kthye me tri pikë, në fakt që e kthejnë vetëbesimin të kjo skuadër, për shkak se nuk kishte edhe nismë të mirë. Kjo është fitorja e dytë nga shtatë javët e zhvilluar deri me tash në Kampionatin e Maqedonisë. Futbollisti Vllatko Stojanovski është protagonist i fitores së Renovës, me golat që ka shënuar në minutën e 14-të dhe të 70-tën.

Tri pikë të mëdha për Renovën dhe që tani renditet në pozitën e shtatë me 7 pikë. As laiku më i madh nuk do të kishte besuar se Shkëndija nga Tetova do të tronditet në konak të vetin, duke pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Pobeda Prilepit. Shkëndija llogaritej favorite e madhe, por ashtu nuk doli në fushë, madje edhe vet klubi kishte paralajmëruar se do ta ketë të vështirë, duke e konsideruar si skuadër të papërshtatshme kundërshtarin. Pa dyshim, humbje që dhemb shumë sepse Shkëndija lëshoi mundësinë që të merr kreun e tabelës. Nwabueze (61') e Tanushev (87') shënuan për kundërshtarin. Shkëndija aktualisht renditet në vend të tretë me 14 pikë, ka tri me pak se Vardari nga Shkupi.

Skuadra tjetër shqiptare, Shkupi, me gjithë angazhimin deri në fund u kthye duarthatë nga terreni i papërshtatshëm në Strumicë, duke u mundur me rezultat 1:0 nga Bellasica.  Gjithçka u vendos në minutat e para përkatësisht në minutën e 7-të, kur Baldovaliev realizoi për Bellasicën. Prandaj shkupjanët me këtë humbje përkeqësojnë edhe më shumë renditjen, ku renditen në pozitën e 9-të (e parafundit) me 5 pikë të mbledhura. Megjithatë Shkupi  shpreson se në javët e ardhshëm do të këndellet dhe të ikin nga pjesa e poshtme e tabelës.

Liga e Maqedonisë

A. Pandev-Renova        0:2

Bellasica-Shkupi 1:0

Makedonija-Rabotniçki         3:0

Shkëndija-Pobeda        0:2

Vardari-Sileksi     0:1

Tabela

1. Vardari   7       5       2       0       17

2. A. Pandev        7       5       0       2       15

3. Shkëndija        7       4       2       1       14

4. Pobeda  7       3       2       2       11

5. Rabotniçki       7       3       0       4       9

6. Bellasica 7       2       2       3       8

7. Renova  7       2       1       4       7

8. Makedonija    7       1       3       3       6

9. Shkupi   7       1       2       4       5

10. Sileksi  7       1       2       4       5

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat