Enrique: S’është e vërtetë! Spanja nuk e ka bërë një gjë të tillë

Futboll

Enrique: S’është e vërtetë! Spanja nuk e ka bërë një gjë të tillë

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 21:49
Luis Enrique

Nëse ka diçka për të cilën kombëtarja spanjolle është komentuar më së shumti kohët e fundit është se ka ndryshuar stilin e saj të lojës që pas ardhjes së Luis Enrique në krye të stolit.

Mirëpo për spanjollin, një gjë e tillë jo vetëm që nuk ka ndodhur, por as nuk do të ndodhë në të ardhmen, sipas së cilit nuk është e nevojshme për ndryshim, por për një evolucion. Në një intervistë për UEFA, 48-vjeçari ka theksuar se nuk e sheh të arsyeshme që të ndryshojë filozofinë e futbollit të këtij ekipi, pasi është pikërisht ky stil i lojës që i ka shpallur ato kampion bote dhe dy herë kampion të Europës, por duhet të bëjë evolucion.

“Nuk ka nevojë të ndryshohet stili i lojës me të cilin ne kemi qenë kampionë të Botërorit dhe dy herë kampione evropiane. Ne duhet të përpiqemi që ta evoluojmë dhe ta përmirësojmë sepse kur fitohen tituj botëror të gjithë kopjohen dhe studiohen. Kështu, njerëzit janë në gjendje të krijojnë shumë raste apo të ndalin sulmin dhe kjo paraqet shumë probleme. I kushtoj shumë më shumë vëmendje çdo gjëje që duhet të punojmë në nivelin sulmues, por jo për të qenë më të drejtpërdrejtë”, tha Enrique.

Ai është ndalur edhe tek Liga e Kombëve, ku “La Furija Roja” ka fituar 2 ndeshjet e luajtura, duke u shprehur se është një mundësi e mirë për kombëtaret, pasi shmangë miqësoret e panevojshme, por gjithashtu i ndihmon ato të tregojnë “forcën” .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat