Chelsea e njofton me humbje Liverpoolin

Futboll

Chelsea e njofton me humbje Liverpoolin

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 22:47
Foto nga ndeshja

Chelsea i Sarrit e ka njoftuar me humbje këtë sezon Liverpoolin duke shënuar fituar në Anfield me rezultat 1-2. Pjesën e parë më të mirë ishin Liverpool, por pjesën e dytë inkuadrimi i Hazard dhe disa yjeve të tjerë ka bërë që gjërat të kthehen në dobi të londinezëve

Chelsea ka arritur që ta ndërprejë ecurinë pozitive të Liverpoolit duke e mposhtur atë në Anfield me rezultat 1-2 në kuadër të Carabao Cup.

Pjesa e parë ishte një ndeshje më e mirë e Liverpoolit por që nuk pati gola.

Në pjesën e dytë, përsëri ishin Liverpool që arrin të kalojnë në avantazh.

Në minutën e 58’të shënoi Sturridge një gol me gërshërë por pak para këtij ai humbi një mundësi shënimi me golin e shprazur.

Chelsea ngadalë kthehet në lojë dhe shënon në minutën e 78 me anë të Emerson duke barazuar rezultatin.

E kur ndeshja po shkonte në minutat e fundit, në minutën e 85’të shënon Eden Hazard për ta kthyer rezultatin.

Me këtë fitore, Chelsea ndërpret ecurinë pozitive të Liverpool dhe kalon në raundin e katër të Carabao Cup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat