Arsenali kalon në rrethin e katër të Carabao Cup

Futboll

Arsenali kalon në rrethin e katër të Carabao Cup

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 22:48
Foto nga ndeshja

Arsenali e ka mundur 3-1 Brentfordin për të kaluar në rrethin e tretë të Carabao Cup.

Arsenali pati punë më të lehtë në rrethin e tretë të Carabao Cup, ku u përballë me skuadrën e Brentford nga Championshipi anglez.

Qysh herët Arsenali kalon në epërsi në minutën e 5’të me Danny Welbeck, i cili dyfishoi epërsinë në pjesën e parë të ndeshjes duke shënuar gol në minutën e 38’të.

Pjesa e dytë fillon më mirë për Brentfordin të cilët ngushtojnë epërsinë në minutën e 58’të me Judge.

Megjithatë, Lacazette i futur në ndeshje në minutat e fundit shënon golin e tretë për Arsenalin duke e kualifikuar Arsenalin në rrethin e katër të Carabao Cup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat