Një yll i ri po “lind” në kampionatin italian

Futboll

Një yll i ri po “lind” në kampionatin italian

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 06:22
Krzysztof Piatek

 Kur janë luajtur 6 javët e parë në Seria A, golashënuesi nuk është Ronaldo, Dybala apo Immobile, por një futbollist që në fillim të sezonit ishte anonim.

E kemi fjalën për Krzysztof Piatek, e cila shpërthyer në Itali këtë sezon me skuadrën e Genoas, ku në 5 ndeshje ka arritur të realizojë 6 gola.

Krzysztof Piatek është polak dhe ndoshta në Itali pak e njihnin para se t’i bashkohej Genoas, por ai ishte një goleador edhe në Poloni, ku në 36 ndeshje sezonin e fundit me Cracovia shënoi 21 gola.

Tashmë na mbetet të presim sesi do të paraqitet polaku në vazhdim të kampionatit, nëse do ta ruajë këtë ritëm edhe në vazhdim, duke i surprizuar të gjithë, e më shumë Ronaldon që erdhi me bujë te Juventusi, por deri tani ka realizuar 3 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat