Gattuso kërkon ndihmë: S’jemi një skuadër e madhe, duhet të na ndihmojnë…

Futboll

Gattuso kërkon ndihmë: S’jemi një skuadër e madhe, duhet të na ndihmojnë…

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 08:09
Gennaro Gattuso

Milan do të shkojë në Empoli dhe do të luajë atë që do të jetë ndeshja mbyllëse e javës së gjashtë të kampionatit italian. Kuqezinjtë nuk do të kenë në dispozicion yllin e sulmit, Gonzalo Higuain, dhe trajneri Gattuso kërkon ndihmë.

“E vërteta është se nuk jemi një skuadër e fortë, kemi defekte që duhet t’i korrigjojmë dhe shumë pka kohë në dispozicion për ta bërë këtë”, ka thënë tekniku i “Djallit” në prag të ndeshjes me Empoli-n.

“Nëse nuk do të kishim pësuar golin e barazimit 2-2 kundër Atalanta-s, do të ishim të gjithë të lumtur. Romagnoli ka shiritin e kapitenit dhe kjo e ka bërë më të përgjegjshëm. Higuain, Reina dhe Biglia janë lider, por duhet të na ndihmojnë në momentet e vështira”, ka përfunduar Gattuso.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat