Polemika në Angli për debutimin e një 15-vjeçari

Futboll

Polemika në Angli për debutimin e një 15-vjeçari

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 08:27
Harvey Elliott

Harvey Elliott është një 15-vjeçar i cili mbrëmjen e së martës debutoi në futbollin profesionist anglez, në ndeshjen Fulham-Milwall, e vlefshme për Carabao Cup.

Adoleshenti u shndërrua në lojtarin më të ri të historisë së klubit dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur hyri në fushë në minutën e 81 të ndeshjes.

Por, ky rekord është shoqëruar me shumë kritika në Angli. Vetëm pak orë përpara ndeshjes, Harvey Elliott po jepte provim në gjimnaz dhe njerëzit mendojnë se pikërisht bangat e shkollës janë vendi ku duhet të jetë një djalë i moshës së tij.

Edhe BBC shkruan se lojtari i ri nuk ka as moshën për të pasur një kontratë profesioniste me klubin (16 vjeç është mosha minimale).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat