Osmani e shpjegon humbjen nga Pobeda

Futboll

Osmani e shpjegon humbjen nga Pobeda

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 10:45
Osmani e shpjegon humbjen nga Pobeda

Humbja 2:0 në Tetovë nga Pobeda, e para për Shkëndijën në shtatë xhiro të sezonit të ri në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë bashkë me publikun ka lënë të dëshpëruar edhe stafin teknik të kuqezinjve. Trajneri Qatip Osmani pranon se ekipi nuk ishte në nivel dhe në raport me performancën humbja ishte e pashmangshme.

“Humbja si humbje sigurisht se dhemb, por konstatimi im dhe i stafit teknik është se me lojën që treguam nuk është se merituam rezultat tjetër. Që në pjesën e parë u vërejt se na mungoi ideja për të depëruar drejt portës së Pobedës. Mungoi lëvizja e duhur para portës, ajo lëvizja pa top që na krijon ide dhe na jep kreativitet. Ky ishte problemi që solli humbjen”, deklaroi Osmani, duke vijuar:

“Tani ndoshta na pret puna më e vështirë për të gjetur mënyrë të kthehemi në rrugën e duhur. Por besoj se Shkëndija ka mjaft lojtarë cilësorë dhe me përvojë që dinë të ballafaqohen me situata të krizës pas një disfate të këtillë”, përfundoi Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat