Trajneri i Barcelonës i mërzitur

Futboll

Trajneri i Barcelonës i mërzitur

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 11:00
Ernesto Valverde

Ernesto Valverde u shfaq i mërzitur para gazetarëve, duke dashur të bëjë analizën e humbjes së parë të Barçës në këtë kampionat, ndaj skuadrës së vendit të fundit, Leganes: “Këto janë gjëra që mund të ndodhin dhe ne duhet të dimë se si të gjejmë zgjidhje. Dy gola të pësuar në një minutë na tronditën, por duhej të gjenim forca për t’u rikthyer në udhëheqje të lojës.

Ka pasur shumë ngjeshje të lojtarëve në qendër të fushës dhe situata u bë e komplikuar. Tifozët janë shumë të rëndësishëm për ne dhe shpresojmë që të jenë me ekipin. Ne duhet të ngrihemi. Po kalojmë një kohë të vështirë, ndaj na duhet mbështetje. Ky është futbolli dhe kjo mund të ndodhë. Ne e respektojmë kundërshtarin, i cili na lëndoi.

Loja ishte e komplikuar dhe nuk u lodhëm së kërkuari golin, por nuk finalizuam. Kemi humbur pesë pikë në tri ditë dhe tani situata është vërtet e komplikuar. Tani duhet të jemi së bashku për ta zgjidhur këtë situatë. Personalisht ndihem përgjegjës, si të gjithë ata që humbin një lojë.

Ndonjëherë është e vështirë të shpjegosh se çfarë ndodh me ty. Ju e keni lojën nën kontroll, por e humbisni ndeshjen, sepse në një minutë bëni dy gabime. Rrotacioni në formacion? Unë e di që leximet bëhen në bazë të rezultatit. Sot kemi bërë dy ndryshime, është e vërtetë, por në rastin e Luis, sepse ai kishte menduar se duhet të pushonte. Edhe me Jordi, gjithashtu, sepse kishte luajtur në të gjitha ndeshjet. Ne kemi një ekip me shumë lojtarë. Të gjithë duhet të jemi të gatshëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat