Drejtuesit e Bayernit duan ta konkretizojnë blerjen e kolumbianit

Futboll

Drejtuesit e Bayernit duan ta konkretizojnë blerjen e kolumbianit

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 12:07
James Rodriguez

Bayerni i Munihut është gati të bëjë mesfushorin kolumbian, James Rodriguez, një lojtar 100% bavarez. 27-vjeçari u huazua në verën e vitit 2017 për dy sezone nga Real Madridi me të drejtën e blerjes dhe tani drejtuesit duan ta konkretizojnë blerjen e kolumbianit për 42 milionë euro.

Ata kanë thirrur menaxherin e famshëm, Jorge Mendes, për të diskutuar një operacion të tillë dhe për ta mbyllur këtë çështje përpara muajit dhjetor, teksa blerja e fantazistit nga Real Madridi do të shoqërohet edhe me një kontratë të re deri në vitin 2023.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat