Përplasja mes Pogbas dhe Mourinhos

Futboll

Përplasja mes Pogbas dhe Mourinhos

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 12:09
Përplasja mes Pogbas dhe Mourinhos

Vijon prej ditësh përplasja mes Paul Pogba dhe Jose Mourinho.

Fillimisht gjithçka nisi me deklarata në distancë midis tyre para mediave.

Më pas situata u përkeqësua disi, kur Mourinho mori vendimin për të hequr Pogba-n si zëvendës-kapiten fillimisht në sy të shokëve të francezit gjatë stërvitjes, e më pas edhe në intervistë për mediat.

Por përtej gabimeve në fushë e paraqitjes së dobët të francezit, së fundmi portugezin e ka acaruar tej mase veprimtaria e Kampionit të Botës në rrjetet sociale, shkruan Joq.al.

Videoja e Pogba-s dje duke u argëtuar dhe qeshur pas eliminimit të Manchester United nga Carabao Cup bëri që Mourinho ta kritikonte 25 vjeçarin në stërvitje.

Mediat angleze kanë zbuluar se pikërisht kjo video ka qenë molla e sherrit mes trajnerit dhe lojtarit në stërvitjen e të mërkurës, ndërsa pritet që United të nxjerrë në shitje Pogba-n.

Besohet se Mourinho do ta largojë sa më shpejt francezin për të mos prishur ekuilibrat e skuadrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat