Southgate edhe katër vite trajner i Anglisë

Futboll

Southgate edhe katër vite trajner i Anglisë

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 12:31
Gareth Southgate

Federata Angleze e Futbollit ia beson edhe një projekt trajnerit aktual të kombëtares.

Gareth Southgate ka impresionuar të gjithë në Angli, kur në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, arriti që me “Tre Luanët” të kualifikohej në gjysmëfinale.

Duke e parë ecurinë e mirë të kombëtares, FA ka vendosur ta shpërblejë trajnerin me një kontratë të re katër vjeçare, nga e cila Southgate do të përfitojë 12 milionë funte.

Southgate do ta drejtojë Anglinë në Kampionatin Evropian të vitit 2020 dhe Botërorin e 2022 që do të mbahet në Katar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat